6.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Ish zyrtari i DASH-it: Serbia mund të kthehet në modelin jugosllav të epokës së Marshal Titos

Ish-diplomati i lartë amerikan, James Hooper, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e sheh Serbinë si armike të përhershme të Kosovës dhe kështu idenë e kompromisit me Beogradin e konsideron si ‘tradhti virtuale’.

Në një intervistë për Telegrafin, ai thotë se për Kurtin dialogu nuk është një mundësi për pajtim, por si mjet për të rivendosur kërkesat maksimale të Kosovës.

“Kurti nuk ka asnjë interes që ta çojë Kosovën në një konfrontim me Perëndimin që me siguri do të pasonte një vendim nga ana e tij për t’u larguar nga Dialogu. Ai ka arritur të mbetet i angazhuar në procesin e Dialogut duke penguar progresin në bisedime. Kështu, BE-ja, Serbia dhe Kosova marrin pjesë në një proces diplomatik që të gjithë e kuptojnë se është i zbrazët, por që i liron ata nga nevoja për të ndërtuar mbështetje për politika alternative që ka të ngjarë të mbartin edhe rreziqet e dështimit”, u shpreh ish-zyrtari i DASH-it.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas tij, përfaqëson një vizion pragmatik të dialogut, e shikuar si mjet për të hapur dyert e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, Cooper thotë se besimi i Serbisë në seriozitetin e BE-së ka pësuar lëkundje, e cila e sjell Vuçiqin në një qendër të pasigurt – midis zgjedhjes për të bërë hapa konkret drejt BE-së dhe ruajtjes së status quo-së për të mbajtur gjallë ëndrrat e popullit serb.

“Dialogu, vijon si një lloj diplomacie ‘zombie’ ku asnjëra palë nuk luan kartat e saj të plota dhe ku liderët e BE-së shfajësojnë veprimet e tyre nga angazhimet afatgjata sesa të adresojnë çështjet thelbësore”, deklaroi ai.

Sipas Hooper, nëse Serbia nuk do të pranohej në Bashkimin Evropian, Vuçiq mund të bëjë një kthesë historike ku do të duhet të formulojë një rrugë të re  – “një rrugë që mund ta rikthejë atë në një model të identitetit jugosllav të epokës së Marshal Tito-s. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img