Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se Kosova duhet të lobojë jashtëzakonisht e të bëjë fushata të fuqishme diplomatike që bëhet anëtare e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos të atyre të sigurisë.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online, po ashtu ka deklaruar se vendi do të duhet që të njëjtën kohë të evidentoj ndërhyrjet që po i bënë Serbia brenda Kosovës dhe qëllimet që sipas tij, janë të ndërlidhura me Rusinë.
“Kosova duhet që të loboj jashtëzakonisht më shumë, duhet që të ketë një fushatë të fuqishme diplomatike informuese dhe evidentuese për nevojat që Kosova të jetë anëtare e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos të atyre të sigurisë dhe të njëjtën kohë të evidentoj ndërhyrjet që po i bënë Serbia brenda Kosovës dhe qëllimet që janë të ndërlidhura me Rusinë. Pra duhet një evidentim tepër i saktë, tepër i qartë dhe si të tilla to do ta bëjnë dallimin mesë Kosovës që është pro perëndimore dhe Serbisë që është pro ruse”, tha ai.
Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në organizata e sigurisë, si ajo e Interpolit e Europolit dhe hapat konkret drejtë NATO-së do të mundësonin rritjen e sigurisë kombëtare të vendin.
“Gjasat mund të rriten atëherë kur Kosova bashkë me partnerët ndërkombëtar do të organizojnë një fushatë informuese diplomatike gjithë shoqërore dhe gjithë institucionale, pra nuk bëhet fjalë vetëm për një dikaster civil por në kuptimin e përgjithshme. Anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, Interpol, Europol, rruga apo hapat me konkret drejtë NATO-së do të siguronin sigurinë kombëtare, do të garantonin sigurinë kombëtare të Kosovës. Ndërkaq aspektet e kriminalitetit, krimit të organizuar dhe të tjera do të mbetshin sfida sikur për shtet e tjera”, tha ai.