Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe ish nënkryetari i FFK-së për shumë vite, Bekim Haxhiu, e ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren e sontme ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikimin për garat e mëtutjeshme në Ligën e Kombeve.
Ish zëvendësi i Fadil Vokrrit, thotë se Kosova do të jetë falënderuese e përjetshme për legjendën e futbollit tonë.
Bekim Haxhiu ka publikuar edhe një foto duke e shikuar ndeshjen së bashku me djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin.
Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:
KAPITEN U KRY
Me frymë e shpirt tënd u bëmë Kampion
Fadil Vokrri përjetësisht Kosova të është falenderues!
Urime Kosovë!
P.S.
Kryeministër, hape zemrën, ndaj shpërblim së paku 1 milion Euro për këta djem që gëzuan një komb të tërë, sepse të gjithë kemi obligim ti mbështesim.