0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ish-zëdhënësi i PDK-së: Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri janë po aq të gabuara sa ato të Vuçiqit në Kosovë

Ish-zëdhënësi i PDK-së, e Politologu Avni Bytyçi ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri kanë qenë më të mirat që i ka pasur vendi fqinj deri tash.

“Janë një prej zgjedhjeve më të mira që i ka pasë Shqipëria, sepse nuk mund të krahasohet me vendet e BE-së sepse duhet të krahasohet me sistemin ku ka qenë. Prej monizmit dhe prej zgjedhjeve të para Shqipëria ka kaluar nëpër reforma të ndryshme dhe ka ndryshuar edhe sistemin. Reforma e vitit 2020 ka treguar rezultat. Rezultati zgjedhor është i pamohueshëm, pavarësisht deklaratës tepër të keqe të Lulzim Bashës që nuk do të duhej të ishte deklarata e një lideri të opozitës që i ka humbur zgjedhjet”.

“Nga raportet preliminare nga organizatat e ndryshme në Shqipëri del se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe fer, pavarësisht disa incidenteve të vogla. Duke marrë parasysh mënyrën se si është ndërtuar atmosfera gjatë fushatës ku pati edhe vrasje në Elbasan, grupacione të armatosura dhe grupe paralele me shtetin që lëviznin me furgonë të armatosur dhe ndalnin dhe kontrollonin qytetarët, dita zgjedhore edhe rezultati ka qenë shumë normal”.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se Edi Rama ka fituar zgjedhjet në Shqipëri pasi, sipas tij, shqiptarët kanë zgjedhur ‘të keqen më të vogël’.

“Pse ndodhi që Edi Rama të fitojë? Mendoj se është një arsye shumë e thjeshtë: mes dy opsioneve të këqija qytetarët zgjedhin opsionin ku kanë më shumë besim. [Lulzim] Basha i dogji mandat e deputetëve dhe u largua krejtësisht nga institucionet, pra nuk ka kapje të shtetit kur ti heq dorë vullnetarit nga institucionet dhe i refuzon ato për shkak se kundërshtari jot të mund në zgjedhje”.

“Edi Rama i ka pasë tri tema kryesore: pandemia, rehabilitimi pas tërmetit dhe investimet në infrastrukturë. Lulzim Basha nuk ka pasë program dhe ka qenë i paqartë dhe i çorientuar, prandaj është e vështirë t’i jepet besimi”.

Bytyçi ka komentuar edhe urimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drejtuar homologut të tij shqiptar Edi Rama që ka fituar mandatin e tretë.

Ai e ka cilësuar këtë “urim të keq”, derisa ka kritikuar, siç tha ai, ndërhyrjen e kryeminisrit kosovar, Albin Kurti, në procesin zgjedhor në Shqipëri duke e krahasuar me ndërhyrjet politike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

“Nëse lexoni urimin e Edi Ramës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dallon thelbësisht, ky i Albin Kurtit nuk ishte urim. Ai është ‘i fitove zgjedhjet, urime të qofshin’ – kjo është qasja e Albin Kurtit. Nuk është urim i zakonshëm i një kryeministri i një vendi fqinj. Është urim i keq për Edi Ramën. Pjesa e fundit e tregon realisht pse po reagon, se qëllimi është te parregullsitë që po pretendon”.

“Albin Kurti ka gabuar rëndë dhe është e paprecedentë që një kryeministër ndërhyn kaq hapur dhe drejtpërdrejt, përjashto Serbinë dhe Aleksandar Vuçiqin që vazhdimisht ndërhyjnë në Kosovë, në zgjedhje ku është futur në garë dhe tash po e shfrytëzon autoritetin si kryeministër që të theksojë parregullsitë në Shqipëri. Ndërhyrjet politike të Aleksandar Vuçiqit në një vend sovran janë po aq të gabuara sa ndërhyrjet e Albin Kurtit në Shqipëri. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe janë disa rregulla të së Drejtës Ndërkombëtare që përcaktojnë qartë që një kryeministër i një vendi sovran nuk mund të ndërhyjë në procesin zgjedhor të një vendi tjetër, pavarësisht marrëdhënieve vëllazërore”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img