6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Beograd

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj që është të premten nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë, është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Krushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe  se kinse  ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar ne identitet me dikë tjetër”, ka shkruar avokati.

Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të martën pritet dhe një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit. Në cilësinë e avokatit të Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore me të ngarkuarin në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falënderoi për qasjen profesionale”, ka theksuar ai.

Smakiqi i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img