Site icon PrishtinaPress

Ish- ushtari i UÇK-së arrestohet në Merdare

Një ish-ushtar i UÇK-së, nga Prizreni është arrestuar në Merdare.

Hasan Dakaj është nisur që të udhëtojë për në Itali me vëllain e tij.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, avokati Xhevdet Smakiqi.

Ai, ka shkruar se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.

Smakiqi, i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj.

Postimi i tij i plotë:

S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.

Exit mobile version