2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku” takon krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku”, Uk Lushi njoftoi se ka vizituar në Gjykatën Speciale ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lushi bëri të ditur se është takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Ai thotë se ka qenë i bindur që në Gjykatën Speciale, përmes një procesi fer, pjesëtarët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm, ashtu siç janë. 

“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë.

Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent.

Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img