Ka vdekur ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, britaniku Mike Jackson.
Jackson dha kontribut të jashtëzakonshëm në ditët e para të lirisë.
Ai në vitin 2016-të u dekorua me medalje nga presidenti Hashim Thaçi në atë kohë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Çka kishte deklaruar ushtaraku britanik?
Komandanti britanik ishte shprehur i lumtur për rikthimin e tj në Kosovë.
Mike Jackson, u shpreh mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen.
Jackson kujtoi momentin e hyrjes në Kosovës.
Ish-ushtaraku britanik, theksoi se kishte ardhur pa pasaportë.
“U ktheva në Kosovë shtatëmbëdhjetë vite që kur kisha ardhur këtu për herë të parë, kur, më duhet të them, kisha ardhur pa pasaportë. Është e mrekullueshme për të parë se sa shumë progres keni arritur që nga ajo kohë”, kishte thënë ai.
Jackson, i kujtoi edhe ditët e rënda të pasluftës.
“Edhe pse ato ditë të rënda shënuan fillimin e këtij progresi, atëbotë kishte një atmosferë dhe gjendje shumë të rëndë, kurse sot gjërat kanë ndryshuar shumë”, kishte thënë ai.
Mike Jackson, njihet edhe përballjen e tij me forcat ruse në Aeroportin e Prishtinës, me të hyrë në Kosovë.
Ai njihet edhe si njeriu që ndaloi “Luftën e tretë botërore”.