Site icon PrishtinaPress

Ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me aktakuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë, mund të mbesin pa mbulesë të plotë financiare nga shteti për mbrotjen e tyre. Ata kanë angazhuar avokatë të njohur ndërkombëtarë, e që kostoja e tyre, mund të tejkalojë tarifat e përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës. Bashkë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës po ashtu kishte miratuar një ligj, sipas të cilit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes. “Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga buxheti i Kosovës, i alokuara për qëllimet e këtij ligji”, thuhet mes tjerash në këtë ligj. Por, me udhëzimin administrativ MD – Nr. 02/2020, të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara. Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se rregullativa ligjore është e qartë. Sipas tij, ata që në Hagë kanë avokatë të famshëm ndërkombëtarë, do të duhet të paguajnë vetë një pjesë buxhetit. “Mbrojtja e avokatëve ndërkombëtarë mund të jetë shumë, shumë e shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë që të njëjtit (të akuzuarit) mund të marrin avokatët më të shtrenjtë për t’i përfaqësuar ata. Këtë mund ta bëjnë, por përmes buxhetit të tyre”, tha Miftaraj për Radion Evropa e Lirë. Sa kushton mbrojtja? Shumat që kërkohen nga avokatët mbeten konfidenciale, por bazuar në përvojat e mëhershme, bëhet fjalë për miliona euro. Micheal O’Reilly ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi. Në një shkrim për Irishtimes, O’Reilly, më 23 maj 2015, kishte shkruar se Haradinaj ka paguar 11 milionë euro për mbrojtjen e tij. “I thash atij se do t’i kushtonte 5 milionë euro për të pasur mbrojtjen që i duhet. Në fakt, i kushtoi 11 milionë euro dhe të gjitha ishin donacion nga populli i Kosovës. I thash atij se ky gjykim do t’ia merrte dy vjet të jetës së tij (edhe jetës time) në fakt, ia mori tetë, katër nga të cilat i kaloi në burg”, kishte shkruar O’Reilly. Tashmë, ish-krerët më të lartë të UÇK-së kanë publikuar ekipet e tyre mbrojtëse, e që përbëhen nga emra prominent.

Ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me aktakuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë, mund të mbesin pa mbulesë të plotë financiare nga shteti për mbrotjen e tyre. Ata kanë angazhuar avokatë të njohur ndërkombëtarë, e që kostoja e tyre, mund të tejkalojë tarifat e përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Bashkë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës po ashtu kishte miratuar një ligj, sipas të cilit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

“Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga buxheti i Kosovës, i alokuara për qëllimet e këtij ligji”, thuhet mes tjerash në këtë ligj.

Por, me udhëzimin administrativ MD – Nr. 02/2020, të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se rregullativa ligjore është e qartë. Sipas tij, ata që në Hagë kanë avokatë të famshëm ndërkombëtarë, do të duhet të paguajnë vetë një pjesë buxhetit.

“Mbrojtja e avokatëve ndërkombëtarë mund të jetë shumë, shumë e shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë që të njëjtit (të akuzuarit) mund të marrin avokatët më të shtrenjtë për t’i përfaqësuar ata. Këtë mund ta bëjnë, por përmes buxhetit të tyre”, tha Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sa kushton mbrojtja?

Shumat që kërkohen nga avokatët mbeten konfidenciale, por bazuar në përvojat e mëhershme, bëhet fjalë për miliona euro.

Micheal O’Reilly ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi.

Në një shkrim për Irishtimes, O’Reilly, më 23 maj 2015, kishte shkruar se Haradinaj ka paguar 11 milionë euro për mbrojtjen e tij.

“I thash atij se do t’i kushtonte 5 milionë euro për të pasur mbrojtjen që i duhet. Në fakt, i kushtoi 11 milionë euro dhe të gjitha ishin donacion nga populli i Kosovës. I thash atij se ky gjykim do t’ia merrte dy vjet të jetës së tij (edhe jetës time) në fakt, ia mori tetë, katër nga të cilat i kaloi në burg”, kishte shkruar O’Reilly.

Tashmë, ish-krerët më të lartë të UÇK-së kanë publikuar ekipet e tyre mbrojtëse, e që përbëhen nga emra prominent.

Exit mobile version