2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-traneri i Arbër Hoxhës merr drejtimin e skuadrës së famshme shqiptare

Kampionët e saposhpallur të Superiores kanë bërë të qartë se Zekiç niste që sot punën zyrtarisht, pasi ky prezantim përkonte edhe me nisjen e përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Sipas njoftimit të klubit, Zekiç merr drejtimin e skuadrës për sezonin 2023-2024, duke lënë të kuptohet që marrëveshja është vetëm njëvjeçare.

NJOFTIMI I KLUBIT

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49-vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtojë kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img