1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish-trajneri i Anglisë thotë se Guardiola ose Klopp duhet të jetë në krye të Tre Luanëve

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, beson se Jurgen Klopp ose Pep Guardiola, janë opsionet më të mira për të zëvendësuar Gareth Southgate në krye të Tre Luanëve.

Federata e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri pasi Southgate njoftoi se do të largohej pas humbjes së Anglisë ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024. Ai largohet pas tetë vitesh në rol gjatë së cilës ai arriti dy finalet e Kampionatit Evropian dhe gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018. Një mori emrash tashmë janë lidhur me pozicionin vakant, duke përfshirë Eddie Howe, Graham Potter dhe Mauricio Pochettino ashtu si edhe Klopp e Guardiola.
Klopp Guardiola

Klopp është duke pushuar nga futbolli pas largimit nga Liverpool në fund të sezonit të kaluar dhe kështu nuk pritet të zëvendësojë Southgate. Ndërkohë, Guardiola ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Manchester City verën e ardhshme, me FA që thuhet se është e gatshme të presë për spanjollin. Eriksson, i cili u bë trajneri i parë i huaj i Anglisë në vitin 2001, thotë se secili prej tyre do të ishte ideal për këtë rol.

Ai tha për The Telegraph: “Anglez ose i huaj, nuk mendoj se duhet të luajë rol shumë. Thjesht duhet të gjesh një menaxher të mirë, ose një të ri me një të ardhme të mirë. Nëse dëshiron të synosh lart, dy pretendentët e qartë janë Jurgen Klopp ose Pep Guardiola. Ata e njohin futbollin anglez, lojtarët dhe kulturën. Nëse FA mëson se njëri prej tyre është i interesuar, duhet të insistojnë. Jemi duke folur për dy nga trajnerët më të mirë në botë. Klopp po bën një pushim dhe nuk jam i sigurt nëse largimi nga Manchester City është në mendjen e Pepit, por duhet të synosh lart, dhe emërimi i njërit prej këtyre dyve do të ishte një diçka e madhe për Anglinë dhe synimet e tyre për të ardhmen.”
Eddie Howe Newcastle

Howe është shfaqur si favoriti i hershëm për të qenë trajneri i ardhshëm i Anglisë, me Alan Shearer që thotë se ai do të ishte një zgjedhje “e jashtëzakonshme”. Ish- trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou janë shtuar gjithashtu në listën e kandidatëve të mundshëm ditët e fundit, ndërsa kërkimi për pasardhësin e Southgate vazhdon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img