2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-snajperisti i Koshares: Me pasaporta false nga Amerika erdhëm të luftojmë për vendin

Luftëtari i Betejës së Koshares, Musa Smajli me rastin e 24-vjetorit të kësaj beteje ka rrëfyer kohën para se të hynte në vijën e frontit dhe sakrificat e asaj periudhe.

“Në atë vit kur filloi lufta u dashtë sakrificë e madhe, unë isha në Amerikë, isha me biznese, ishte problem i madh të vendosja, në Gjermani isha njëherë pastaj shkova në Amerikë isha aktiv nëpër klube për lobim shqiptar, ishte organizata “Rilindja thërret në veprim” dhe duke biseduar me Bujar Bukoshin, na thanë kushdo që vendos të punojë për vendin e tij mundet të vijë. Nuk më pranoi Batalioni i Atlantikut, erdha të luftoj për Kosovën”, ka thënë Smajli.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini ai ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë të lë mbrapa familjen e tij.

“Isha i përgatitur, mora vendime të rënda, duke biseduar me vëllain tim, vendosa që të vij dhe të luftoj. Nuk na zike gjumi, na thirri atdheu, fëmijët dhe të gjithë i lashë mbrapa, i mësyva aeroplanit me pasaporta falso”, ka vijuar ai.

Po ashtu ai ka treguar se edhe në atë kohë organizimi i hierarkisë në luftë nuk ka qenë i mirë.

“Nuk ka pasur organizim të mirë, ata që nuk kanë bërë asgjë për vendin kanë përfituar në shpinë të njerëzve të mirë. Na mezi mbërritëm në Itali, duke dashtë me zbrit prej anijes, të gjithë ishim të përkushtuar për atdhe. Të flas për Kosharen është ndjenjë madhështore. Luftëtari dhe ushtari nuk janë në të njëjtën peshë. Luftëtarë janë 5 mijë, ushtarë 50-60 mijë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img