sh-shefi i Sigurisë dhe i luftës kundër drogës në Meksikë është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge.
Genaro Garcia Luna u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.
54-vjeçari Garcia Luna, i cili ishte deklaruar i pafajshëm, u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019 dhe mund të dënohet me 10 vite burg.
Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditësh diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork.
Ai është zyrtari më i lartë meksikan i gjykuar në SHBA.
Garcia Luna shërbeu si shef i sigurisë publike gjatë administrimit të Presidentit Felipe Calderon midis 2006 dhe 2012. Para kësaj, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2006.