Site icon PrishtinaPress

Ish-shefi i anti-korrupsionit dënohet me 5 euro nga NLB Banka për 2 centë borxh

Ish-shefi i Agjencisë Anti Korrupsion, Hasan Preteni ka bërë një denoncim nda bankës NLB, e cila thotë se e ka gjobitur me 5 euro për arsye se është vonuar 16 ditë që t’ia kthejë bankës 2 centë.

Preteni ka bërë një analogji, duke thënë se dënimi do të ishte 500 euro sikur ai t’ia kishte bankës borxh 50 euro.

“I keni borgj 0.02 euro ( 2 cent) banka te denon me 5 euro! Po ti keni borgj 20 cent denimi 50 euro e mos e bo Zot, ti keni borxh 50 euro denimi 500 euro ( analogji). Kështu funksionon banka NLB!”, ka shkruar Preteni.

Sipas mesazhit që Preteni e ka ndarë me miqtë e tij në rrjete sociale, banka ia ka bllokuar edhe kartelën atij për borxhin dycentësh. 

Exit mobile version