-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-senatori amerikan: Çfarë ndodh nëse rusët ndërhyjnë në Shqipëri (Video)

Robert Torricelli, ish-senatori demokrat i Nju Xhersit në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në News 24 komenton informacionet rreth ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan.

Torricelli shprehet se nëse qëllimi rus është për të rritur investimet, nuk ka asgjë të keqe.

“Unë shpresoj që të gjithë të investojnë në Shqipëri. Nëse rusët dëshirojnë që të sjellin investime duke rritur ekonominë e Shqipërisë dhe duke krijuar vende pune, mendoj se është e mrekullueshme. Do të inkurajoja që të gjithë ta bëjnë këtë. SHBA nuk kanë frikë nga konkurrenca. Ndërhyrja politike është diçka tjetër. Ky vend ka luftuar për një kohë të gjatë për të pasur demokraci dhe në këtë pikë nuk duhet të ketë ndërhyrje. Nuk do ta kisha besuar kurrë se Rusia të mund të ndërhynte në zgjedhjet amerikane. Po të ma kishit thënë këtë një vit më parë do të kisha thënë se jeni i çmendur. Faktet tashmë janë të pagabueshme. Mendoj se faktet janë të pagabueshme edhe në Francë. Nuk dua të tregohem alarmues, por mendoj se po të isha shqiptar do të tregohesha i kujdesshëm. Do të tregohesha i kujdesshëm për numërimin e votave, për monitorimin e zgjedhjeve dhe ndërhyrjen në lajme. Ky është një vend i mrekullueshëm dhe një popull i mrekullueshëm dhe shumë njerëz kanë dhënë jetën për këtë vend që të keni një proces të lirë. Mbrojeni me jetë”.

I pyetur se a duhet që SHBA të jetë më e pranishme në rajon, Torricelli shprehet se do të dëshironte që Shtetet e Bashkuara të jenë më të pranishme ekonomikisht në rajon.

“Amerikanët janë investitorë të mëdhenj dhe mendoj se i sjellin vlerë të vërtetë ekonomisë, por shpesh herë nuk jemi të parët. Nuk e them me krenari sepse do të doja të ishim të parët. Amerikanët janë të kujdesshëm për mbrojtjen e kapitalit intelektual, funksionimin e një gjyqësori të pavarur, mbrojtjen e pronës dhe krijimin e tregut. Investimet do të vijnë, por do të kisha dashur që të kishin ardhur më herët. Shqiptaro amerikanët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur këtu.

I pyetur sa e rëndësishme është Shqipëria për SHBA-ne, ish senatori amerikan thekson se Shqipëria ka rëndësi nga aspekti kulturor sepse në SHBA jeton një komunitet i madh shqiptarësh dhe jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shqiptarët e Italisë të cilët janë në Amerikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img