Pamjet e Khersonit, qytet në Ukrainë i cili arriti të çlirohet nga rusët pas më shumë se tetë muaj luftë, ia kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i Sky News që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.
“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.
Të premten ishte një ditë historike, pasi Rusia i tërhoqi trupat e saj plotësisht nga rajoni Kherson, duke bërë tani që edhe disa njësi të ushtrisë ukrainase të kthehen në këtë rajon.
Khersoni është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm.