3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Ish-pronari i kompanisë “Sallahu” që fitoi tenderin për Rrugën A ishte dënuar për falsifikim dokumentesh

Zyrtarë të shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë kreun e saj Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, kanë reaguar pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullimin e punimeve të Rrugës A. 

LDK po e konsideron si veprim kryekput politik pasi thonë se vendimin e ka marrë motra e deputetes Fitore Pacolli.

Megjithatë arsyeja që ka çuar deri tek ky vendim i Gjykatës Komerciale duket të jetë fakti që ish-pronari i kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e kësaj rruge ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për falsifikim dokumentesh. 

Në vitin 2018, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dënuar atë botë pronarin e kompanisë N.S për falsifikim të dokumentit zyrtar, meqë personi në fjalë kishte dorëzuar një vërtetim të rrejshëm të ATK-së sa i përket obligimeve tatimore dhe se e kishte deklaruar rrejshëm numrin e punëtorëve në një aplikim për tender.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img