-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidenti serb pyet ministrin e brendshëm: Kush janë ata që e dinë se kush e vrau Olliver Ivanoviqin

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka vlerësuar se mënyra se si ministri serb i brendshëm, Bratisllav Gashiq, ka deklaruar se dihet se kush e ka vrarë liderin e Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi”, Olliver Ivanoviq, është dëshmi se sektori i sigurisë në Serbi menaxhohet nga njerëz të paaftë dhe të papërgjegjshëm.

“Mënyra në të cilën Gashiqi e informoi publikun se “ata e dinë se kush e vrau Olliver Ivanoviqin” dhe se “çështja është zgjidhur” është edhe një dëshmi kapitale se sektori i sigurisë nën Partinë Përparimtare Serbe menaxhohet nga njerëz krejtësisht të paaftë, të papërgjegjshëm dhe, për të thënë më butë, budallenjtë”, ka shkruar në Twitter Tadiq, i cili është edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Ai pyeti gjithashtu se kush janë ata që e dinë se kush e vrau Ivanoviqin, si e di ministri i policisë dhe ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës se kush është vrasësi pa asnjë vendim të gjykatës, duke theksuar se ai mund të jetë vetëm i dyshuar dhe nëse ata tashmë e dinë, përse heshtin për këtë dhe nuk njoftojnë familjen e Olliverit.

Dhe së fundi, nëse ata tashmë po bëjnë një akuzë kaq dramatike ndaj Gjermanisë për mbrojtjen e vrasësit, a kanë dërguar ndonjë notë proteste diplomatike? Nëse jo, pse jo? Nëse e kanë bërë, pse publiku nuk është informuar menjëherë për këtë”, ka pyetur Tadiq.

Ministri serb i brendshëm Bratisllav Gashiq ka deklaruar dje në kuvendin serb se “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb Olliver Ivanoviq dhe se policia serbe e ka kërkuar atë njeri nga autoritetet gjermane “dhe se ai është nën mbrojtjen e shtetit gjerman”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img