0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidenti Rumun: Kërkesa e vetme e Amerikës për mua, ishte njohja e Kosovës

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu ka thënë se e vetmja kërkesë që Ambasada Amerikane në Rumani ia kishte bërë atij për 10 vite si president, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
Në një debat televiziv në Rumani, ish-presidenti i Rumanisë nga viti 2004 deri më 2014, ka debatuar me deputetin e Parlamentit të Rumanisë, Sebastian Ghita, rreth shërrbimeve sekrete në Rumani.
Ai ka rrëfyer se gjatë kohës sa ai ishte president i shtetit, Ambasada Amerikane nuk ishte përzier në punët e shtetit rumun, derisa ka rrëfyer se e vetmja kërkesë që SHBA kishte, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Secili shtet ka një sistem që nuk ndryshon, politikanët nuk mund ta ndryshojnë sistemin. Unë isha president për 10 vjet dhe Ambasadori amerikan kurrë nuk erdhi të më pyes për çështje të caktuara. E vetmja kërkesë ishte njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Basescu, shkruajnë mediet rumune.
Më tej, ish-presidenti rumun ka treguar se cila ishte arsyeja që presidenca e tij nuk e njohu kurrë pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi.
“I thash se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”, ka thënë Traian Basescu.
Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img