1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidenti rumun: Gjermania na bënte presion ta njihnim Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se Bukureshti ka qenë nën presionin e Gjermanisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë pavarësisht këtij presioni, njohja nuk ka mundur të ndodh assesi, shkruan Informer.

Sipas mediumit serb, Basescu, këtë e ka deklaruar në televizionin B1, ku ka thënë se të gjitha pesë vendet e BE’së, që nuk e pranojnë Kosovën si të pavarur, kanë pasur presion nga Gjermania, për ta bërë atë.

“Rumania s’mund ta njohë Kosovës, pavarësisht premtimeve që Gjermania iu ka bërë liderëve kosovarë”, raportohet që ketë thënë Basescu, përcjell Klan Kosova.

“Do të ishte goditje për Moldavinë, sepse situata e Transnistria është e njëjtë me të Kosovës – do të ndryshoheni kufijtë me forcë. Nëse Rumania do të njihte Kosovën, duhej ta njihte edhe Krimenë dhe Transnistrian”.

Ai ka thënë se Gjermania ka tejkaluar kufijtë në politikën e jashtme, për çka sipas tij mund të dëmtohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img