2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidenti amerikan Donald Trump po hetohet për një pagesë prej 130 mijë dollarësh për një yll pornografik

Donald Trump pretendon se do të arrestohet të martën për akuzat që rrjedhin nga një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin porno Stormy Daniels në 2016.

Nëse ndodhë kjo, ai do të ishte ish-Presidenti i parë që do të përballet me akuza penale.

Për çka po akuzohet Donald Trump?

Donald Trump pretendohet se kishte një lidhje të fshehtë me yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels. Ajo në vitin 2016 i ofroi mediave shitjen e llogarisë së saj, të asaj që Daniels tha se ishte një lidhje e fshehtë (kurorëshkelëse) që kishte me Trump në vitin 2006.

Pasi kjo u kuptua nga ekipi i Trump, avokati i tij e paguajti Daniels 130.000 dollarë për të heshtur.

Por, kur Trump rimbursoi avokatin e tij, ai shkeli ligjin duke thënë se pagesa ishte për tarifat ligjore, në mënyrë që votuesit e tij të mos e dinin se Trump dhe Daniels ishin në një lidhje.

Pra, prokurorët thonë se kjo tregon se Trump ka kryer veprën penale “kundërvajte’’, me falsifikimin e të dhënave të biznesit.

A do të ngrihen akuza ndaj Trump me të vërtetë?
Vendimi nëse do të ngrihen akuza i takon Prokurorit të Qarkut në New York, Alvin Bragg. Rasti i Trump është ende nën hetime, nëse ka prova të mjaftueshme apo jo, për të pasë një ndjekje penale.

Javën e kaluar avokatët e Trump-it, thanë se atij iu ofrua një shans për t’u paraqitur para jurisë së madhe, gjë që konsiderohet se hetimi është në prag të përfundimit.

Çfarë ndodhë nëse Donald Trump arrestohet?
Nëse Trump arrestohet, atëherë kjo do të ndodhte në procedurë standarde. Ai do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Florida, drejt New York-ut në gjykatën e qytetit, me një prenotim zyrtar, gjurmë gishtash dhe foto arresti.

Nëse Trump do të dënohej për akuzën e krimit, ai do të përballej me një dënim maksimal prej 4 vitesh burg, megjithëse është shumë e mundshme që mund të dënohet vetëm me gjobë.

A do të ketë protesta?
Trump, në rrjetet sociale u bëri thirrje gjithë mbështetësve të tij për protesta masive.

‘’Ne thjeshtë nuk mund ta lejojmë këtë. Ata po vrasin kombin tonë, ndërkohë që ne ulemi dhe shikojmë’’- u shpreh ai.

A do të mundet Trump të kandidojë ende për President?
Po, ai do të mund të vazhdojë të kandidojë për President, sepse një aktakuzë apo edhe një dënim penal nuk do ta pengonte ta vazhdojë fushatën e tij presidenciale nëse ai vendosë kështu.

Në ligjin amerikan, nuk ka asgjë që pengon në kandidat që shpallet fajtor për një krim, të bëjë fushatë dhe të shërbejë si President- madje edhe nga burgu.- raporton BBC.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img