Site icon PrishtinaPress

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Ziadin Hoxha ftohet nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ziadin Hoxha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, transmeton Telegrafi.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, nga Gjykata Speciale kanë ardhur një numër i madh ftesash për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Exit mobile version