Ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga treva të ndryshme shqiptare, përfshirë edhe nga Maqedonia e Veriut, kanë vizituar sot në Burojë babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Vizita nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, në odën e familjes së Thaçit në vendlindjen e ish-presidentit, është realizuar në shenjë solidarizimi me ish-presidentin Thaçi, gjatë kohës sa ai po gjykohet në Hagë.
Në fotografitë nga ky takim shihen ish-anëtarët e UÇK-së në uniforma të Ushtrisë Çlirimtare, në prani të Haxhi Thaçit.
Ata janë parë edhe me ecje ushtarake me flamuj të UÇK-së, duke hyrë në shtëpinë e familjes Thaçi në Burojë.