1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-përfaqësuesi i Kosovës i rikthehet futbollit pas pesë vjetësh

Kujtim Bala i kishte dhënë fund karrierës si futbollist në vitin 2017.

Më pas, ai e kishte marrë rolin e menaxherit të klubit Varbergs Bois.

Por, pas një viti, ish futbollisti i Hamstads dhe Ostersunds e kishte lënë këtë post për shkak të disa turbulencave.

Më pas, në vitin 2019, ai ishte bërë drejtor sportiv në Jonkoping Sodra.

Sidoqoftë, në verën e vitit 2020 ishte larguar për shkaqe personale.

E tash, ish-përfaqësuesi kosovar e ka bërë rikthimin e papritur në fushën e blertë.

Mediumi suedez “HN” raporton se 32 vjeçari ka nisur të stërvitej ditë më parë me ekipin Varbergs Bois.

Madje, dje luajti edhe gjysmë orë ndaj ekipit Skovde AIK në ligën Allsvenskan U-21 (3:3).

“Aktualisht jemi në diskutime me Jocke Persson (menaxher i Varbergs Bois. Ne folëm për gjëra të ndryshme së bashku dhe duam që futbolli të na bëjë bashkë në një mënyrë apo tjetrën. Ai mendon se unë mund të jap kontribut si lojtar”, deklaroi Bala për “Hallands Nyheter”.

Ai e pranon se s’mundi ta kryente stërvitjen e plotë me ekipin.

Sidoqoftë, me përgatitje dhe ushtrime të përditshme, ai beson se do ta rikthejë formën e dikurshme.

“Ne nuk do ta quajmë këtë si një lotari. Do ta marr çështjen shtruar, ditë pas ditë dhe të shoh se si do të reagojë trupi. I kam zhvilluar tri seanca stërvitore dhe kam luajtur 30 minuta. Për momentin, po ndihem mirë. Por, të shohim nesër (sot) se si do të zhvillohen gjërat”, vazhdoi Bala, i cili për një kohë të shkurtër ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Bala dhe Persson kishin punuar së bashku në vitin 2018, kur ai ishte menaxher i iklubit Varbergs Bois.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img