-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Vuçiq do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se qëllimi i Vuçiq është që ta realizojë ndonjë fitore territoriale në veri të Kosovës.

“Pikëpamja ime personale duke parë zhvillimet e këtyre muajve të fundit që rrodhen pas pushtimit rus në Ukrainë më duhet të them se nuk kam ndryshuar pikëpamjen time sa i përket ekzistimit të një rreziku më të madh që liderët, ..pra liderët autokratë ndoshta të kufizohen pas asaj që bëri Putin në Ukrainë….kështu në fakt u ndjeva në javët e hershme të pushtimit të Ukrainës”.

“Por mendoj se rreziku është zvogëluar sepse nuk ndodhi ashtu siç Putin e kishte planifikuar dhe kur flasim direkt për Kosovën dhe kërcënimet për një luftë edhe pse Vuçiq qartësisht ka qëllim për të minuar rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj, mendoj se do të shikoj nga afër se si të dalë kundër sa për të bërë ndonjë fitore territoriale – sidomos në veri të Kosovës, deri të lumi Ibër sepse plani nuk i funksionoi ashtu siç e kishte menduar Putini”.

“Kështu që mendoj se shanset për luftë në aspektin e veprimeve ushtarake dhe të pushtimit ushtarak të veriut të Kosovës janë ende shumë të vogla”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img