Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq, e afërt me kryeministrin Albin Kurti, i ka thurur lavde njërit prej terroristëve të vrarë në aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“I dashur Stefan, ti ishe një djalë i mrekullueshëm, një njeri i mirë, një fqinj i mirë. Ju u larguat nga bota shumë shpejt. Bashkëqytetarëve tuaj do t’ju mungojë buzëqeshja dhe mirësia juaj. U prehsh në paqe, engjëjt qofshin me ty. Gjithçka tjetër që do të shkruaja është e tepërt, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Nedelkoviq”, shkroi Pantoviq në Facebook.