1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish nënkryetari i LDK-së viziton Haradinajn në Francë

Ish nënkryetari i LDK-së , Anton Kolaj, sot ishte në vizitë tek ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në Francë.

Pikërisht sot edhe djali i Kolajt, Albani ka shprehur dëshirën të bashkohet me AAK-në.

Ja postimi i plotë i AAK-së:

Sot në Strasburg të Francës, për vizitë te ish kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj ishte ish nënkryetarit i LDK-së dhe njëri ndër mbështetësit më besnik të Presidentit Rugova, z.Anton Kolaj.

Ai shprehi admirimin, mbështetjen dhe falenderimin e tij per luftën , punën dhe angazhimin që z.Haradinaj po bënë për kombin dhe shtetin e Kosovës, me deshirë dhe besim që edhe kjo sfidë sikur edhe tjerat të kalohen me sukses.

Kryetari Haradinaj tha se kjo është rruga e kombit tim dhe unë jam i përkushtuar për zhvillimin dhe përparimin e shtetit të Kosoves! Nuk ka forcë që më ndal në rrugën e lirisë, demokracisë dhe angazhimit tim për kombin tim dhe shtetin e Kosovës.

Me këtë rast, djali i z.Kolajt, Albani, në shenjë respekti dhe besimi në angazhimin e gjithëmbarshëm të Kryetarit Haradinaj, shprehi deshirë që nga sot të bëhet anëtar i AAK-së.

Kryetari Haradinaj këtë dëshirë të Albanit e priti me dashamirësi.

Anton Kolaj dhe tani më anëtari i kësaj partie Alban Kolaj Uruani që Kryetari Ramush Haradinaj, së shpejti të kthehet në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img