2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministrja Haradinaj po thotë se Facebook-u i saj është vërshuar me fyerja nga aktivistët e VV-së

Ish-ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kur para një jave ka deklaruar se Kurti nuk duhet ta zmbrapset për targat, pavarësisht presionit, është pëlqyer nga përkrahës e aktivistë të VV-së.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mbrëmë kur e ka kritikuar zmbrapsjen e tij, është vërshuar nga fyerjet personale.

Postimi i plotë:

Kur para 1 jave deklarova se përkundër presionit, Kurti NUK duhet të zmbrapset tani pasi e ka marrë vendimin për targa, u pëlqeva nga përkrahës e aktivistë të VV.

Sonte kur kritikova zmbrapsjen e raportuar, vërshuan menjëherë fyerjet personale!

Le të dihet që qëndrimi im mbetet i njëjti, por reagimi juaj jo!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img