Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Mes tjerash ai pati edhe një paralajmërim që dhuna, nuk i sjell progres Kosovës.
“Dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj. Ajo ka thënë se në vend që ecim tutje me ndërveprim të ngushtë me aleatët, ne kthehemi në vitin 99 me forca paqeruajtëse shtesë.