Site icon PrishtinaPress

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Qeveria “Kurti” aventuriere, pasojat e sanksioneve të BE-së afatgjate

Më 18 prill të këtij Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Zyrtarisht heqja e vizave për kosovarët pritet të bëhet me 1 janar të vitit të ardhshëm.

Që nga muaji qershor Kosova është duke u ballafaquar me disa sanksione nga BE-ja për shkak të mos shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Por, se a do të ndikojnë këto sanksione negativisht edhe në procesin e liberalizmit të vizave me BE-në, për këtë çështje ka folur për Front Online ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ajo tha se BE-ja s’duhet t’i përfillë aventurat e Qeverisë “Kurti” të cilat po i paguajnë qytetarët.

“Uroj që mos të dalë ndonjë aventurë tjetër e kësaj Qeverie se çdo ditë sjellë diçka të re dhe BE të mos i përfillë aventurat e tilla dhe mos t’i ndëshkojë qytetarët e Kosovës se ata janë të cilët po e paguajnë çmimin”, thotë Ahmetaj.

Ish-ministrja ka shpjeguar me detaje për të drejtat dhe mundësitë e kosovarëve pas 1 janarit 2024 në zonën Schengen.

Fajin për mos liberalizimin e vizave deri tani, Ahmetaj e ka hedhur tek politikanët.

“Qytetarët janë meritor për vizat. Është një punë enorme që është bërë për vite të tëra, liberalizimi është një proces i cili do të mundësojë qytetarëve që të lëvizin lirshëm brenda zonës Schengen ku janë 27 shtete anëtare dhe jo vetëm”, ka potencuar ish-ministrja Ahmetaj.

Sipas saj, lëvizja lirshëm dhe qëndrimi tre muaj nuk do të thotë e drejtë e punës e për të studiuar, por për t’i vizituar vendet e ndryshme. “Kryeneçësisë së politikanëve të caktuar të cilët kanë dashur të bëjnë protagonistë dhe çështje të demarkacionit e kanë mbajtur Kosovën peng deri këtu”, u shpreh ajo.

Ahmetaj: Kosova në këto tri vite ka shënuar regres në raport me BE dhe politikën e jashtme

Masat e BE-së për Kosovën do të zgjasin shumë, thotë ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ajo për Front Online ka thënë se sanksionet janë si ndëshkim politik dhe financiar.

“Masat ndëshkuese nga BE-ja duhet të shikohen në dy drejtime. Ndëshkimi politik që vendi e ka marr dhe ai financiar do të jetë minor krahasuar me efektin politik që do ta kenë sanksionet. Duke nisë nga çështja e njohjeve, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Këto nuk do të jetë vetëm për tani, por do të zgjasin shumë më tepër, theksoi Ahmetaj.

Ahmetaj fajin për prishjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së e ka hedhur tek Qeveria aktuale.

“Ne jemi të përjashtuar komplet nga i tërë procesi. BE deri në fund të vitit do të ndajë qindra miliona euro për shtetet të cilat janë në proces të integrimit evropian. Kosova e cila është shumë pro BE me një Qeveri aventuriere dhe të padijshëm që e kemi do të mbetët prapë jashtë ndihmave dhe reformave të cilat vinë nga fondet e tilla”, tha ajo.

Ish-ministrja tha se në procesin e Integrimeve Evropiane, Kosova ka shënuar regres.

“Ne nuk kemi shënuar asnjë përparim në këtë proces jemi në regres të thellë nuk jemi as në pikën zero por në minus. Kosova në këto tri vite vetëm ka shënuar regres në raport me BE dhe politikën e jashtme”, deklaroi ajo.

Zgjedhjet në veri, Ahmetaj: Synimi i Qeverisë nuk dihet, Kosova në rrugën pa adresë

Sipas Ahmetajt, papjekuria e padituria e Qeverisë “Kurti e kanë sjellë veriun në situatë të tensionuar.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se pushtetarët nuk kanë planë për shtensionim.

Ahmetaj thotë se është dashur negocim në Bruksel për marrëveshje e jo krijimi i krizave në vend.

“Kam dëgjuar variante të ndryshme nga Qeveria se cila do të duhej të ishte forma për tejkalimin e situatës. Qeveria është treguar aq e papjekur e paditur pasi është sjellë situata atje në këtë pikë. Në vend se të negocionte për arritjen finale të marrëveshjes në Bruksel ne e kemi zbërthyer atë në segmente dhe kemi krijuar kriza brenda vendit. Tani nuk ka zgjidhje e as plan se si të tejkalohet situata vetëm po ikin prej saj”, thotë ajo.

Ish-ministrja tha se synimi i Qeverisë për situatën në veri të vendit, nuk dihet.

Ajo deklaroi se Kosova momentalisht është në rrugën pa adresë.

“Kosova me qytetarët në veri jo vetëm që e ka humb momentumin, nuk po e dimë se çka po synon kjo Qeveri të arri. Ne i kemi raportet me BE në pikën më të ulët prej kur një qytetar din për vetveten prej kur janë deklaruar pro anëtarësimit në BE dhe politikave të tyre ende Kosova pa qenë shtet dhe situata e tillë na ka pruar në këtë gjendje pa krye. Ne në përgjithësi me Kosovën jemi në rrugën pa adresë”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-Ministrja e Integrimeve: Kemi problem me krejt BE-në dhe jo vetëm Spanjën, shkaku i Qeverisë

Spanja ka marrë më 1 korrik udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian.

Ky shtet është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Se a do të paraqet ndonjë problem në avancimin integrues për Kosovën, për Front Online ka folur ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ahmetaj thotë se shkaku i Qeverisë me krejt BE-në kemi problem e jo vetëm me Spanjën.

“Rezultati i cili ka dalë në Spanjë është i ndjeshëm pasi partia e djathtë fituese atje do ta ketë të vështirë ta krijojë koalicionin qeverisës. Kjo nuk e ka marr epilogun final të zgjedhjeve dhe nuk e dimë se si do të duket qeveria e ardhshme atje. Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në dhe në atë kohë Spanja nuk e ka kundërshtuar këtë dhe nuk e shoh si problem. Problemi do të jetë me BE që vetë Qeveria e Kosovës e ka krijuar jo vetëm me Spanjën, por me të gjithë. Do të jetë një kohë e shkurt me pritë një vendim në raport me vendin tonë dhe Spanjën”, përfundoi ajo.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze.

Exit mobile version