Meliza Haradinaj, ish-ministre e Jashtme e Kosovës, ka thënë se është befasuar me përkrahjen që Ramush Haradinaj ia ka dhënë marrëveshjes së Ohrit.
Ish-pjesëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se Haradinaj e kishte quajtur Asociacionin si “Dodik-Republikë”.
Ajo pos kritikave për kryeministrin Kurti, pati kritika edhe për opozitën.
“Qëndrimet opozitare i shoh si problematike, nuk i shërbejnë interesin shtetëror. Për mua ka qenë problematike, përkrahja që Ramush Haradinaj ia ka dhënë përkrahjes së marrëveshjes së Ohrit, madje Haradinaj e ka quajtur Asociacionin Dodik-republikë”, ka thënë Haradinaj në emisionin MAJTAS JO DJATHTAS të T7.
Më tutje, Haradinaj ka pasur kritika për gjuhën që kryeministri Kurti ka përdorur ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
Ajo tha se raportet mes aleatëve mund të përmirësohem, por theksoi se duhet pasur kujdes me gjuhen që përdoret.
”Dëmi është shkaktuar në aspektin e imazhit. Është problemetike gjuha e kryeministrit që ka përmendur ndaj amerikanëve. E kam fjalën për Pingpong. Edhe ambasada amerikane ka komunikuar me Kurtin përmes mediave, por edhe kryeministri pastaj e ka zhvendosur një dialog që do të duhej të ishte institucional”, ka deklaruar ajo.
Si pasoja të kësaj e përmendi përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”.
“Defender Europa 2023 ka qenë shokim për të gjithë ne, sepse ne patëm gëzim të madh kur e dinim që është planifikuar që FSK-ja bashkë me ushtrinë amerikane të jenë pjesë e Defender Europe 2023”, ka deklaruar ajo.