Ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
Mediet vendase bëjnë me dije se politikani vdiq në spitalin Gemelli në Romë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri aktual i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto, i cili ka shprehur hidhërimin e tij për ikjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto./Prishtinapress/