1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq ikë nga Kosova

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin.

Baliq ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.

Ky ish-profesionist shëndetësor, i cili jo vetëm që ka kryer veprën penale të sulmit seksual, po arrin të ikë nga vuajtja e dënimit.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se Baliq dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut.

Baliq është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.

Pas arrestimit, ai ka qëndruar në paraburgim, periudhë kjo e vetme që ai kaloi si i paraburgosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, tha se në bazë të të dhënave të ShKK-së evidentohet se Baliq ka qenë i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku i njëjti është pranuar me datën 13.08.2020, ndërsa i është ndërprerë paraburgimi dhe është liruar me datën 06.10.2020.

Në anën tjetër, Sinjali ende s’ka pranuar përgjigje nga Gjykata Themelore e Pejës përkundër insistimit për të marrë informacione lidhur me mos ekzekutimin e vendimit apo urdhëresës për paraqitje në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se Numan Baliq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 13 gusht të vitit 2020./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img