Ish-ministri i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është duke synuar postin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ndonëse është anëtar i PDK-së, ligji për ndërmarrjet publike nuk ia mohon të drejtën atij të kandidojë për drejtor të KEK-ut.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit nuk ka hedhur poshtë që anëtari i subjektit të tij të bëhet drejtor në KEK.
“Nëse ju mendoni se çdo person që është në politik është i kriminalizuar jeni gabim”, ka deklaruar kryeparlamentari.
Ndryshe, drejtori i deritanishëm me Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Xhuka ka dhënë dorëheqje para katër muajsh.