Site icon PrishtinaPress

Ish-ministri i mbrojtjes Mehaj për sulmin në Veri: Duhet të dënohet globalisht

Armend Mehaj, ish-ministri i Mbrojtjes, e ka dënuar sulmin në Veri të Kosovës, ku një polic është vrarë.

Ai ka kërkuar dënim global për këtë sulm, duke thënë se anëtarësimi në NATO i Kosovës do të pengonte sulme të tilla terroriste.

”Dënoj sulmin e grupeve serbe ndaj Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një të vdekur dhe një plagosje mëngjesin e sotëm. Veprime të tilla janë të papranueshme. Unë kërkoj dënimin global dhe theksoj nevojën e Kosovës për anëtarësim në NATO si një garanci. Anëtarësimi në NATO do të pengojë sulme të tilla terroriste serbe”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më parë ka shkruar në Twitter se të shtënat po vazhdojnë.

Exit mobile version