-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministri i jashtëm grek kritikon diplomacinë e vendit të tij për abstenim ndaj Kosovës në KiE

Ish-shefi i diplomacisë greke, George Katrougalos, ka kritikuar pushtetin aktual në Greqi për votimin në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) për aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare.

Shtetet mos-njohëse si Greqia, Sllovakia e Spanja nuk votuan pro këtij votimi, por nuk votuan as kundër, duke abstenuar.

E këtë nuk e ka pritur aspak mirë ish-diplomati grek dhe deputeti nga radhët e partisë së majtë, Syriza, i cili u shpreh se vendi i tij do të duhej të promovonte gjithnjë “paqe dhe stabilitet në Ballkan” duke mbështetur hapa e zgjidhje që pranoheshin nga të gjithë.

Sipas tij, kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet të ketë në rajon.

Postimi i tij në Twitter:

Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

Vendimi i qeverisë për t’u diferencuar në votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet e tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi.

Ky qëndrim nuk u diskutua me forcat politike, megjithëse ndryshon, pa shpjegim, qëndrimin fiks grek. Në të njëjtën kohë, ajo dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet të ketë në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img