Site icon PrishtinaPress

Ish-ministri Hasani ia kujton Vetëvendosjes çështjen e inspektorëve serbë në MTI: Tash keni fuqi politike

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani zyrtar i lartë i AAK-së, Bajram Hasani, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tashme drejton qeverinë që të merr masa për 300 zyrtarë serbë të cilët marrin pagë nga institucionet e Kosovës, si rrjedhojë e një marrëveshje të arritur në Bruksel.

25 prej këtyre janë në MTI.

Këta zyrtarë serbë marrin paga nga buxheti i Kosovës pa punuar fare.

Ish-ministri Hasani thotë se këtë kërkesë po e bën pasi kur ishte ministër, deputeti i LV-së, Salih Zyba, ia kishte parashtruar këtë pyetje: “I nderuar ministër, deri kur Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë do të lejojë dëmtimin e buxhetit të Kosovës, duke dhënë paga për punëtorë që nuk dalin në vendin e tyre të punës?”.

Ish-ministri Bajrami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga LV-ja që ta tregojë fuqinë e saj në këtë pikë, që ta mbrojë tash buxhetin e Kosovës.

“Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë. Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?”, ka shkruar Hasani.

Exit mobile version