14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministres së Integrimeve Evropiane të Malit të Zi i mohohet hyrja në Serbi

Ish-ministres së Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq, sot i është ndaluar hyrja në Serbi.

Maroviq, e cila aktualisht është anëtare e Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), postoi në X (ish-twitter) se asaj iu mohua hyrja “për hir të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj” këtë të mërkurë pasdite, përcjell klankosova.tv.

Fronti i Gjelbër-Majtas, një parti opozitare në Serbi, ka postuar në të njëjtin rrjet social se Maroviqit i është ndaluar hyrja në aeroportin ‘’Nikola Tesla’’ në Beograd dhe se ajo është dashur të marrë pjesë në një konferencë në qytetin e Pozhegës.

”Regjimi i Aleksandar Vuçiqit dhe krahu i tij i zgjatur nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e çoi represionin politik në një nivel më të lartë. Tani qytetarëve të huaj u mohohet liria e lëvizjes për shkak të qëndrimeve të tyre të shprehura publikisht”.

Pavarësisht vendimit, Maroviq ka etiketuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e falënderuar për siç shkruan, që “më ka bërë heroinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img