Ish-lideri i protestave studentore, Muhamet Mavraj, ka përfunduar vizitën e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK-së në përvjetorin e këtyre protestave.
Mavraj tha se ish-krerët e UÇK-së janë brilantë në çdo pikëpamje e tejet unikë.
“Për ata që e kanë projektuar harrimin e tyre dhe ngritjet lart mbi fatin dhe kurrizin e këtyre burrave, dy fjalë: duke i mbajtur kaq kot e kaq padrejtësisht strategët e lirisë, ky vend këtu po bëhet e kundërta, vend pelegrinazhi ku s’bën pa shkuar se paku një here”, shkroi Mavraj.
Ai, gjatë ditës teksa bëri njoftimin për vizitë tha se askush më shumë se ish-krerët e UÇK-së në 25 vjetorin e protestave studentore nuk meriton respekt dhe përkrahje.