0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryetari i VV-së analizon dorëheqjet e fundit: Moment i përkryer që lideri të instalojë njerëz të dëgjueshëm

Numri i largimeve nga partia në pushtet po rritet dita-ditës. Shumë nga ta, pakënaqësitë e tyre ndaj Vetëvendosjes i kanë shprehur edhe në llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook. Disa prej tyre, partisë së Albin Kurtit iu drejtuan si “organizatë islamofobësh”.

Për këto largime nga partia, ish-kryetari i VV’së dhe analisti Visar Ymeri problemin ia lë strukturave qendrore.

Ymeri përmendi dy probleme kryesore në këtë proces.

“Të gjithë ne e kemi gjykuar, me të drejtë, dështimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta kaluar Kodin Civil dhe veçanërisht gjuhën e përdorur nga deputetët e këtij subjekti që e quan veten socialdemokrat. Në shikim të parë një fushatë e tillë duket parimore. Por i ka disa probleme brenda. E para (jo për nga rëndësia) është qasja selektive. Pra po pengohen kandidatët potencial për strukturat lokale të partisë, ndërkohë që qartazi problem madhor është në strukturat qendrore. Në grupin parlamentar në këtë rast.

Për më tepër se kaq, pse nuk shtrihet çështja e mospërputhshmërisë ideologjike në një shumësi fushash tjera. Përveç të drejtave të komunitetit LGBTQ që janë shumë të rëndësishme, a nuk do të duhej të ishte po aq e rëndësishme për një subject socialdemokrat që t’i ketë të gjithë anëtarët që ndajnë të njëjta vlera dhe parime? P.sh si mundet një parti socialdemokrate ta ketë ministër një person që qartazi dhe haptazi deklaron se është i djathtë sikur Hekuran Murati?”, tha ai.

Ai tha se problemi i dytë është problem madhor procedural. 

“Nga ato që kemi dëgjuar deri tash nga kandidatët potencial duket sikur një ndërhyrje arbitrare në procesin zgjedhor që e cënon një prej parimeve të rëndësishme të demokracisë së brendshme partiake e që është barazia e anëtarëve. Pra nëse ka shpërputhje me vlerat bazë të subjektit politik atëherë personi i caktuar nuk mund të jetë as anëtar e jo vetëm t’i pamundësohet kandidatura për t’u zgjedhur në post partiak”, tha Ymeri.

Tutje Ymeri situatën e vlerësoi si një mundësi për Kurtin që në strukturat organizative të partisë “të instalojë njerëz të dëgjueshëm”.

“Por kjo që po ndodh shpërfaq të vërtetën e LVV-së së vonë – mishmashi ideologjik. Kur ishte në opozitë mospajtimet ideologjike futen lehtë nën rrogoz përmes heshtjes në tema të ndjeshme. Por kur je në qeverisje duhet vepruar. Dhe veprimi në politik është përcaktim ideologjik. Prandaj në pushtet mospajtimet ideologjike fillojnë të bëhen të dukshme, dhe mishmashi fillon të shpërbëhet.  Përtej kësaj situatat e tilla janë të përkryera për të instaluar njerëz të dëgjueshëm nëpër secilën strukturë organizative të partisë, gjë që e konfirmon fuqinë e pozitës së Liderit. Mishmashi ideologjik është krijuar për pushtetin e Liderit. Tash ‘homogjenizimi ideologjik’ e ka të njëjtin qëllim dhe funksion”, përfundoi ai për Periskopin.

Kujtojmë se pas fillimit të procesit të zgjedhjeve për kryetarë të qendrave të Vetëvendosjes nëpër komunat e Kosovës shpërthyen pakënaqësi dhe filluan dorëheqje nga partia. Deri tani numri më i madh është në komunën e Lipjanit, derisa po raportohet edhe për largime tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img