Site icon PrishtinaPress

Ish-Kryetari i Gjykatës së Apelit: Kurti mund të dënohet me gjobë e masa të tjera nëse nuk paraqitet në Prokurori për dëshmi

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka komentuar çështjen e mosparaqitjes së Kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale.

Ai theksoi se Prokuroria e ka çuar çështjen në Gjykatë dhe është e drejtë e kësaj të fundit të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, tani pritet një vendim nga gjykata për të vendosur nëse Kurti do të ftohet që të paraqitet para Gjykatës, ose nëse do të merren masa të tjera

‘’Sigurisht kërkesën e ka bërë Prokuroria në Gjykatë dhe kjo e fundit është ajo që duhet ta marrë këtë vendim për mosparaqitjen e Kurtit në Prokurori lidhur me dëshminë që duhet ta japë për rastin ‘’Rezervat Shtetërore’’. Prandaj tash sigurisht pritet ndonjë vendim nga ana me Gjykatës sa kam unë informata, e cila do të marrë edhe vendim që ai të paraqitet apo do të merren masa të tjera. Pra kjo duhet të shkojë në procedurë të rregullt’’, tha Shala për FrontOnline.

Ai shtoi se, në rast të mosparaqitjes, Kurti mund të dënohet me një gjobë prej 250 eurosh, dhe ky dënim mund të përsëritet për një shumë të ngjashme.

Nëse vazhdohet mosrespektimi i thirrjeve, mund të merren masa të tjera, si shoqërimi i tij në prokurori. Megjithatë, ai theksoi se çdo hap duhet të ndiqet sipas procedurës dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Exit mobile version