Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me kryetarin aktual, Përparim Rama, i cili për të dytën herë edhe këtë fundjavë do ta testojë qarkoren njëkahore në kreyqytet.
“Vakti o me testu liqenin?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Kryetari Rama, gjatë fushatës zgjedhore, pati bërë një premtim rreth ndërtimit të një liqeni në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”, në të ardhmen.