1.1 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

Ish-kryeshefja e Infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në Prishtinë.

Ajo bëri thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

“Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet. Situata me qentë endacakë, të cilët kanë përqendrim të lartë në disa zona të Prishtinës, është bërë krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike” tha ajo.

Ajo po ashtu ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

“Unë dje më datë 2 Shkurt 2025, jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë nga një turmë e madhe qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, në rrugën për të arritur tek Sheshi i Katedrales. Qentë dolën papritmas nga oborri i Kishës dhe Galerisë, duke më shkaktuar një frikë të madhe dhe duke më shkaktuar lëndime shumë të rënda. E gjithë kjo ndodhi dhe nuk kishte kalimtarë të tjerë që të mund të më ndihmonin. Me shumë mundim, arrita të largohem nga zona dhe, me ndihmën e forcave të mia, u drejtova në QKUK ku mora kujdesin mjekësor të nevojshëm. Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të ngjashme që ndodhin çdo ditë në qytet. Është e pa pranueshme që të vazhdojnë këto sulme dhe kërcënime ndaj qytetarëve të pafajshëm. Situata ka shkuar përtej asaj që mund të quhet thjesht një shqetësim – kjo është një rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe një krizë që kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet. Prandaj, bëj apel të fuqishëm për të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë   problem. Qentë endacakë nëpër rrugët e qytetit dhe mosndërhyrja e shpejtë e institucioneve është një neglizhencë që po i shkakton qytetarëve dhimbje dhe frikë të vazhdueshme”, ka shkruar ajo në postimin e djeshëm në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img