Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas homazheve që ky i fundit bëri tek varri i dëshmorit Ilaz Kodra.
Smakiqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka cilësuar mashtrim shkarkimin e gruas së dëshmorit, Kimete Kodra, nga Posta e Kosovës, duke vlersuar lart aspektin profesional të kësaj të fundit.
“Albin Kurti bënë homazhe te varri i Ilaz Kodres, ndërkohë qe Bashkëshortja e Ilaz Kodres Znj.Kimete Kodra një ndër menaxheret më profesionale në Posten e Kosovës, nën urdhërat e komisarëve politik te LVV-së më shumë se dy muaj pa asnjë provë, pa asnjë argument është suspenduar nga puna nga U.d Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu”, ka thënë ai.
“Mashtrimi i Albin “Patriotit” theje kryet për graniti te varrit te Komandantit Ilaz Kodra, kurse për inate politike suspendoje Bashkshorten e Ilaz Kodres nga puna pa asnjë provë, vetem se nuk i nënshtrohet asnjë partie politike. Idiotësi politike!”, shkruan më tej në postim.