-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ish kryeministri Hoti godet qeverinë Kurti: Asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në adresë të qeverisë Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve kryesore.

Ai thotë ani pse çmimet janë rritur shumë, qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.

Statusi I Hotit:

Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht  14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Por, për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe:

– Vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%),

– Karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%),

– Gazi (39,3%),

– Buka dhe drithërat (27,7%),

– Qumështi, djathi dhe vezët (22,3%),

– Mishi (19,6%),

– Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%),

– Prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%),

– Perimet (6,8%),

– Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%),

Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër.

Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.

Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img