Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi është ende pa vetëdije, që kur është dërguar në Kujdesin Intensiv pas një sulmi në tru që e pësoi të hënën mbrëma.
Kështu tha për Express zëdhënësi i QKUK’së Shpend Fazliu. Ai tha se Bajram Rexhepi vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve intensiv.
“ Jo, gjendja e tij shëndetësore nuk ka ndryshuar nga ajo që kemi raportuar. Ish kryeministri vazhdon të jetë pa vetëdije”, tha Shpend Fazliu.
Zyrtarë të QKUK-së thanë gjatë ditës për Express se Bajram Rexhepit i është bërë CT-ja ndërkohë që po presin për rezultatet.
Familjarët e Bajram Rexhepit nuk deshën të flasin për këtë rast.
Ish kryeministri është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.