Site icon PrishtinaPress

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Qeveria e Kosovës të kërkojë që Vuçiq të hyjë në listë të zezë

Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, thotë se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë sanksionimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kjo duhet të ndodhë pasi Vuçiq po bën minimin e demokracisë në Kosovë

“Normalisht që evidentohet edhe nga partnerët veç e veç, porse interesat e caktuara ndonjëherë mund të mos i japin prioritetin që është i nevojshëm, përndryshe ne do të duhej ta mbyllnim edhe Ministrinë e Jashtme e të themi që janë ndërkombëtarët këtu”, tha ai.

“Po mendoj vendosja në prioritet e ruajtjes dhe promovimit të demokracisë është detyrë e institucioneve të Kosovës edhe e shoqërisë në tërësi që në promovim të demokracisë ta kërkojmë sanksionimin e Vuçiqit në listë të zezë për minimin që po i bën demokracisë në Kosovës”.

Ai shtoi se me veprimet e fundit, Serbia e ka minuar dhe dëmtuar në mënyrë direkte demokracinë e Kosovës./PrishtinaPress/

Exit mobile version