6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryeinspektori i AKI-së për kidnapimin e policëve: Serbia të ndëshkohet ashpër nga bota demokratike

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet ashpër nga bota demokratike për dramat që po i bën rreth kufirit me Kosovën.

Duke folur për kidnapimin e tre policëve kufitarë nga Serbia në veri, eksperti i sigurisë, ka thënë se drama e fundit është pafalshme dhe si e tillë duhet të sanksionohet fuqishëm nga bota demokratike.

“Lutem për shëndetin e policëve të kidnapuar derisa apeli për bashkësinë ndërkombëtare ndërlidhet me domosdoshmërinë që Serbia të merr sanksione të fuqishme dhe të prera. Pa diskutim që policët duhet të kthehen menjëherë dhe Serbia të kërkojë falje publike për këtë incident të paramenduar”, ka thënë ndër të tjera Ramadani për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se në Kosovë duhet patjetër të rikthehet të menduarit strategjik dhe të qartësohet saktë rruga përpara.

“Kosova duhet të rikthehet në korniza strategjike të veprimit, të mos taktizojë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, të shmang masat shtrënguese ndaj Kosovës dhe të rikthejë angazhimin në planifikimin e përbashkët të veprimeve me SHBA dhe NATO-n në përgjithësi. Është java që duhet të veprohet mençur, sepse në javët e ardhshme mund të jetë vonë duke pasur parasysh dëmin që i shkaktohet Kosovës”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për të rritur urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë, por edhe të ndalë provokimet e saj./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img