1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë, shpallen qytetarë nderi të Komunës së Drenasit

Propozimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për shpalljen e “Qytetar Nderi” të Komunës së Drenasit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, është votuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të mbajtur më datën 27.12.2023.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit është udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë; kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit dhe përfaqësues të KFOR-it.Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës kishte për rend dite 21 pika dhe të gjitha janë miratuar e diskutuar.

Me poshtë ju elaborojmë pikat e rendit të ditës të cilat janë miratuar e diskutuar ne këtë mbledhje të fundit për vitin 2023.

  1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 22.11.2023.
  2. Propozim vendim për shpalljen e z. Hashim Thaqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  3. Propozim vendim për shpalljen e z. Kadri Veseli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  4. Propozim vendim për shpalljen e z. Jakup Krasniqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  5. Propozim vendim për shpalljen e z. Rexhep Selimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  6. Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024.
  7. Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024.
  8. Lista e Rreziqeve Komunale për vitin 2024.
  9. Propozim vendim për financim të projektit në projektin e Jehona Hoxha.
  10. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Drilona Krasniqi.
  11. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Sabahate Gashi.
  12. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Doruntina Shehu.
  13. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
  14. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
  15. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Komiteti për Personat me Aftësi të Kufizuar i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
  16. Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-400/01-57198 të datës 22.11.2023.
  17. Raporti i ekipit të Auditimit Social në Drenas.
  18. Raporti i vitit 2023 për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
  19. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
  20. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 për Komitetin Konsultativ për Barazi Gjinore.
  21. Të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img