Ish-koordinatori i Listës Guxo në Ferizaj, Valton Dërguti ka thënë se përveç deputetës Doarsa Kica që është larguar, edhe dy deputetë të tjerë, Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa kanë biseduar me strukturat e LDK-së në Ferizaj që të rikthehen në këtë parti.
Dërguti deklaroi se dy deputetët kanë pasur një kushtë për LDK-në për të udhëhequr me këto struktura në Ferizaj, mirëpo që ky subjekt politik nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
‘Nuk do të jetë vetëm Doarsa Kica që është larguar nga partia Guxo. Edhe të tjerët po shohin mundësitë për tu larguar. Ata janë në biseda për tu larguar dhe ndoshta po e presin momentin e duhur. Sipas informacioneve që kam, kohëve teë fundit me strukturat e LDK-së në Ferizaj, dy deputetët e partisë Guxo kanë negociaur për tu larguar, ata janë Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa që të kthehen në LDK. Por, kushti i madh i tyre ishte të kthehen si udhëheqësh të LDK-së në Ferizaj, dhe kjo parti nuk ua ka ofruar atë mundësi”, tha Dërguti në Info10.